Sot fillojnë fluturimet e para nga aeroporti i Brukselit

Nga aeroporti i Brukselit sot duhet të realizohen tre fluturimet e para pas një ndërprerje 12-ditore.

Sot fillojnë fluturimet e para nga aeroporti i Brukselit

Nga aeroporti i Brukselit sot duhet të realizohen tre fluturimet e para pas një ndërprerje 12-ditore, ku edhe simbolikisht një nga aeroportet më të frekuentuara në Europë do të rihapet. Aeroporti u mbyll më 22 mars, pas sulmeve terroriste.

Aeroporti ndërkombëtar "Zaventem" u mbyll që nga 22 marsi, pas sulmeve terroriste në Bruksel prej të cilave dy kanë ndodhur në ndërtesën e aeroportit dhe një në stacionin e metrosë, ku humbën jetën 32 persona dhe u plagosën 270 të tjerë.

Drejtori ekzekutiv i aeroportit, Arnaud Feist, tha se sot do të realizohen fluturimet e Brussels Airlines për Athinë, Torino dhe Faro. Sipas tij, nga e hëna, aeroporti më i madh belg do të punojë me rreth 20 përqind të kapacitetit dhe nëpërmjet tij do të mund të kalojnë rreth 800 pasagjerë. Ai shprehu shpresën se aeroporti do të fillojë funksionimin me kapacitet të plotë në fillim të korrikut, gjatë pushimeve vjetore.

Para sulmit, nga ky aeroport në ditë janë realizuar rreth 600 fluturime.



Lajme të ngjashme