Reagimet botërore në lidhje me përshkallëzimin e situatës në frontin Azerbajxhan-Armeni

Tensionimi në rritje në frontin Azerbajxhan-Armeni, shkaktoi reagimin e shoqërisë ndërkombëtare.

Reagimet botërore në lidhje me përshkallëzimin e situatës në frontin Azerbajxhan-Armeni

Tensionimi në rritje në frontin Azerbajxhan-Armeni, shkaktoi reagimin e shoqërisë ndërkombëtare.

Pas përleshjeve ku ranë dëshmorë 12 ushtarë azerbajxhanas, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE, u bëri thirrje palëve për “ndalimin e luftimeve".

Frank-Walter Steinmeier, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë dhe njëkohësisht kryesuesi i radhës i OSBE-së në deklaratën me shkrim të bërë pas rritjes së tensionimit në frontin Azerbajxhan-Armeni tha se “U bëj thirrje palëve për të ndalur armiqësinë dhe plotësisht ti përmbahen armëpushimit".

Steinmeier i bëri një vlerësim situatës duke thënë se “Palët janë të obliguara për të treguar vullnet politik për tu kthyer sërish në negociatat në kuadër të grupit Minsk".

Edhe Këshilli i Evropës bëri një deklaratë ku thuhet se janë duke monitoruar me shqetësim përleshjet.

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland në deklaratën e tij me shkrim shkruan se kjo situatë nuk do të bëjë asgjë tjetër veç se të shkaktoj humbje të më shumë jetëve të civilëve dhe përshkallëzimin e dhunës, ndërsa kërkoi dhënien fund të gjakderdhjes së panevojshme.

Duke rikujtuar se Azerbajxhani dhe Armenia janë anëtare të Këshillit të Evropës, Jagland tha se të dyja vendet duhen të garantojnë mbrojtjen e jetëve të njerëzve që është nën mbrojtjen e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, të respektojnë armëpushimin dhe të rifillojnë negociatat.

Edhe Presidenti francez, Frasua Olland (François Hollande) bëri të ditur se kanë pritur me dhimbje të thellë lajmin e rënies dëshmor të 12 ushtarëve azerbajxhanas në përleshjet e jetuara në Karabak.

Olland u bëri thirrje palëve për vetëpërmbajtje dhe të rivendosin armëpushimin.

Edhe vendet e Baltikut, Lituania, Letonia dhe Estonia në lidhje me përshkallëzimin e tensionimit në frontin Azerbajxhan-Armeni, nga palët kërkuan dhënien fund akteve ushtarake dhe ti përmbahen zotimeve.

Ndërkohë kryetarët e radhës të grupit Minsk më 5 prill do të takohen në Vjenë për të biseduar në lidhje me zhvillimet në rajon.



Lajme të ngjashme