Proces gjyqësor ndaj ministrit izraelit, i akuzuar për mashtrim

Gjykata izraelite vendosi të hapë dje procesin me akuzën për mashtrim për ministrin e Brendshëm, Arye Deri, partner i rëndësishëm i koalicionit qeverisës, bëri sot të ditur Ministria izraelite e Drejtësisë.

Proces gjyqësor ndaj ministrit izraelit, i akuzuar për mashtrim

Emri i Deri-t, i dënuar me tre vite burg në vitin 2000 për ryshfet ndërsa mbante postin e ministrit të Brendshëm, është sërish i përfshirë në disa akuza të pretenduara, që gjykata nuk i ka bërë ende publike.

Ministria e Drejtësisë kishte njoftuar gjatë kësaj javë se po kryente procedurat e nevojshme që nënkuptojnë verifikimet përkatëse.

Dje, ajo konfirmoi se Prokurori i Përgjithshëm kishte vendosur të kalonte nga faza e verifikimeve në proces hetimor në lidhje me faktet e pretenduara që përfshijnë Deri-n dhe disa persona të tjerë.



Lajme të ngjashme