Parisi akuzon regjimin sirian për shkeljen e armëpushimit

Franca akuzoi Damaskun për shkeljen e armëpushimit në Siri marrë shkak nga sulmet ajrore kundër civilëve, si dhe minimin e përpjekjeve të komunitetit ndërkombëtar për një zgjidhje politike, në deklaratën e zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Parisi akuzon regjimin sirian për shkeljen e armëpushimit

Sulmi më 31 mars në periferinë e Damaskut, i cili kishte në shënjestër në mënyrë të qartë civilët, vë në pah se regjimi po vijon aktet e dhunës kundër popullatës dhe po shkel armëpushimin”, deklaroi zëdhënësi, Romain Nadal.

“Ky akt i neveritshëm ka si objekt terrorizimin e popullsisë siriane dhe minimin e përpjekjeve të komunitetit ndërkombëtar në mbështetje të një zgjidhjeje politike”, shtoi ai.

Franca i bën thirrje regjimit për të ndalur në mënyrë të menjëhershme çdo lloj sulmi kundër popullsisë civile dhe opozitës së moderuar.

“Të paktën 33 persona, në mesin e së cilëve 12 fëmijë u vranë gjatë sulmeve të një ditë më parë”, referuar Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).



Lajme të ngjashme