Anglia ripërsëriti mbështetjen për procesin e negociatave të Qipros

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut RTQV, Mustafa Akinci zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin anglez përgjegjës për Bashkimin Evropian, David Lidington.

Anglia ripërsëriti mbështetjen për procesin e negociatave të Qipros

Sipas deklaratës me shkrim të Presidencës së RTQV-së, Lington i cili i telefonoi Akincisë, tha: “Kemi ndjekur nga afër qëndrimin konstruktiv të Presidentit Akinci dhe ekipit të tij gjatë negociatave dhe jemi të kënaqur nga kjo".

Ldington, ripërsëriti edhe ftesën zyrtare të Ministrit të Jashtëm të Anglisë Philip Hammond.

Në bisedë u bë e ditur se Akinci planifikon që vizitën ta zhvillojë menjëherë pas referendumit të BE-së në 23 qershor.

Edhe Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut RTQV, Mustafa Akinci duke iu referuar qëndrimit konstruktiv të Anglisë gjatë procesit, theksoi rëndësinë e vazhdimit të kontributit të gjitha palëve ashtu si Anglia dhe Bashkimi Evropian për zgjidhjen e problemit të Qipros.



Lajme të ngjashme