Gjysma e belgëve janë për mbylljen e kufijve refugjatëve

Sipas një sondazhi të publikuar nga e përditshmja e njohur “Le Soir” pas atentateve të fundit në Bruksel 1 në çdo 2 belgë kërkon mbylljen e kufijve për refugjatët për të mënjanuar sulme të tjera terroriste.

Gjysma e belgëve janë për mbylljen e kufijve refugjatëve

Pas atentateve në Bruksel, një në dy belgë kërkon mbylljen e kufijve për refugjatët për të mënjanuar sulme të tjera terroriste, sipas një sondazhi të publikuar nga e përditshmja e njohur “Le Soir" dhe të kryer nga fondacioni “Kjo nuk është një krizë".

Sërish, një në dy belgë mendon se shenja e barazimit mes një refugjati, një myslimani dhe një terroristi përbënë për ta një paqartësi.

Megjithatë, mbi 50 për qind e të pyeturve mendon se mbyllja e kufijve për migrantët nuk do të shërbente për asgjë, pasi edhe belgët, sipas tyre, “kryejnë shumë shpesh atentate".

Sociologu dhe përgjegjësi shkencor për këtë sondazh, Benoit Scheuer, thotë se këto përfundime tregojnë “për një shoqëri të superfragmentuar" dhe të ndarë në dy pole.

“Një pol i popullsisë që kërkon shoqëri të hapur dhe një pol tjetër që mbështet shoqërinë e mbyllur me më shumë mure, kontrolle dhe autoritet", thekson Scheuer.



Lajme të ngjashme