Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Rusia nuk do të marrë pjesë në samitin për sigurinë bërthamore

Rusia ka vendosur të mos marrë pjesë në samitin dyditor për sigurinë bërthamore, që do të fillojë nesër në Uashington.

Rusia nuk do të marrë pjesë në samitin për sigurinë bërthamore

Rusia ka vendosur të mos marrë pjesë në samitin dyditor për sigurinë bërthamore, që do të fillojë nesër në Uashington, për shkak të “mungesës së ndërveprimit” në përzgjedhjen e temave të diskutimit në këtë takim të rëndësishëm, deklaroi sot Dmitri Peskov, zëdhënës i presidentit rus, Vladimir Putin.

“Moska i përmbahet qëndrimit se shqyrtimi i temave të lidhura me sigurinë bërthamore kërkon përpjekje të përbashkëta dhe marrjen parasysh edhe të interesave dhe qëndrimeve të të tjerëve”, shtoi Peskov.

“Kemi vënë re një mungesë ndërveprimi në përzgjedhjen paraprake të temave dhe argumenteve të samitit”, theksoi ai.

”Kjo është edhe arsyeja që Rusia nuk do të marrë pjesë në këtë ngjarje të veçantë”, shpjegoi Peskov.



Lajme të ngjashme