Franca angazhon 3 mijë forca shtesë për sigurinë e “EURO-2016”

Pavarësisht sulmeve terroriste vdekjeprurëse të javës së kaluar në Bruksel dhe nëntorin e kaluar në Paris autoritetet franceze kanë vendosur që Euro 2016 të mbahet nga 10 qershori deri në 10 korrik siç edhe është planifikuar.

Franca angazhon 3 mijë forca shtesë për sigurinë e “EURO-2016”

Presidenti francez Francois Hollande ka konfirmuar se kompanitë private të sigurisë në Francë kanë regjistruar 3,000 persona shtesë që siguria gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit në këtë vend të jetë në nivelin më të lartë.

Pavarësisht sulmeve terroriste të javës së kaluar në Bruksel, ku u vranë 35 persona dhe në Paris, nëntorin e kaluar ku u vranë 130 persona, autoritetet franceze kanë vendosur që Euro 2016, siç është planifikuar, të mbahet nga 10 qershori deri në 10 korrik.

Hollande ka thënë se pritet që 2.5 milionë njerëz të marrin pjesë në ndeshjet që do të luhen në 10 qytete franceze, ndërsa rreth pesë milionë tifozë të futbollit ndeshjet do ti ndjekin përmes ekraneve të mëdha.

"Ne duhet të tregojmë se sporti, kultura dhe mënyrën jonë e jetesë nuk do të përkulet para këtij presioni dhe kërcënimi", tha Hollande duke folur në lidhje me kërcënimet terroriste.

Rezultatet e sondazhit të fundit të opinionit publik, të kryera së fundmi nga instituti Odoxa, tregojnë se 79 për qind e francezëve janë shprehur "për", që EURO 2016 të mbahet, pavarësisht kërcënimeve me sulme terroriste.



Lajme të ngjashme