Rusia njofton vazhdimin e tërheqjes ushtarake nga Siria

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se ka tërhequr edhe tre helikopterë, të cilët ndodheshin në bazën Himejmim në Siri.

Rusia njofton vazhdimin e tërheqjes ushtarake nga Siria
rus Mi-35 helikopteri.jpg

Në deklaratën e publikuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes thuhet se tre helikopterë luftarakë të tipit Mi-24 dhe Mi-35, të cilët ndodheshin në bazën Himejmim në Siri janë dërguar në Rusi me një avion transportues.

Në deklaratë vihet në dukje gjithashtu se largimi i ushtarëve dhe mjeteve është kryer në kuadër të vendimit për reduktimin e forcave të Rusisë në Siri.



Lajme të ngjashme