Holandë – Policia ndërmerr një operacion antiterror

Njoftohet se gjatë një operacioni të policisë holandeze në Rotterdam janë ndaluar 4 persona me dyshimin për përgatiteshin për një sulm terrorist.

Holandë – Policia ndërmerr një operacion antiterror

Njoftohet se 4 persona janë ndaluar me dyshimin për përgatitje të një sulmi terrorist në qytetin Rotterdam të Holandës.

Në një deklaratë të publikuar nga Prokuroria e Rotterdamit theksohet se një prej të dyshuarve të arrestuar është 32 vjeç me shtetësi franceze, ndërsa dy personat e tjerë të moshës 43 dhe 47 vjeç me origjinë nga Maroku, kurse identiteti i personit të katërt nuk është përcaktuar ende.

Gjithashtu në komunikatë thuhet se i dyshuari 32-vjeçar i arrestuar sipas paralajmërimeve të bëra nga autoritetet franceze do të deportohet drejt këtij vendi. Vihet në dukje se policia ka nisur hetimet dhe kontrollet e gjera në vendbanimet e personave në fjalë, ku dhe për arsye të sigurisë mësohet se është mbyllur për trafikun rruga ku banojnë të dyshuarit.



Lajme të ngjashme