Evropa e alarmuar pas sulmeve të terrorit në Bruksel

Pas operacioneve anti-terror të ndërmarra në Belgjikë dhe Francë, një lajm për operacione të tilla erdhi edhe prej Holandës.

Evropa e alarmuar pas sulmeve të terrorit në Bruksel

Evropa është e alarmuar pas sulmeve të terrorit në kryeqytetin Bruksel të Belgjikës.

Pas operacioneve anti-terror të ndërmarra në Belgjikë dhe Francë, një lajm për operacione të tilla erdhi edhe prej Holandës.

Në qytetin Rotterdam të Holandës janë ndaluar 4 persona me dyshim se kanë qenë në përgatitje të sulmeve të terrorit.

Në deklaratën e bërë nga prokuroria e Rotterdamit thuhet se njëri prej personave të ndaluar është shtetas francez, dy të tjerë me origjinë algjeriane ndërsa identiteti i personit të katërt nuk u përcaktua ende.

Në anën tjetër sulmet e kohëve të fundit të ndërmarra në vende të ndryshme me në krye ato në Turqi, u protestuan në Holandë.

Krahas flamujve të Turqisë, Marokut dhe Holandës, protestuesit në duar mbanin edhe pankarta me mesazhe se terrori pa dallim kërcënon tërë njerëzimin.



Lajme të ngjashme