Ella Pamfilova zgjidhet në krye të KQZ-së ruse

Ish-përfaqësuesja për të Drejtat e Njeriut pranë Kremlinit, Ella Pamfilova u zgjodh sot në krye të Komisionit Qendror Zgjedhor, disa muaj nga organizimi i zgjedhjeve legjislative, të parashikuara në muajin shtator.

Ella Pamfilova zgjidhet në krye të KQZ-së ruse

Ella Pamfilova, e emëruar si kandidaturë e mundshme e Komisionit Qendror Zgjedhor nga presidenti Vladimir Putin në fillim të muajit mars, mori 14 vota pro nga 15 në total gjatë procesit zgjedhor në takimin e sotëm të këtij institucioni.

Pamfilova, 62 vjeçe deklaroi se roli i saj ishte të siguronte zgjedhësit, se të gjithë shtetasit rus zotërojnë të drejta të barabarta elektorale, duke patur besim në procesin zgjedhor, për pjesëmarrje masive në zgjedhje pasi situata në vend varet vërtet prej tyre.

Ish-kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Vladimir Tchourov i cili mbante këtë post nga viti 2007, i akuzuar nga opozita për manipulim të rezultateve në disa qendra zgjedhore, nuk ishte në listën e paraqitur nga presidenti rus për ekipin e ri të Komisionit Zgjedhor, që monitoron zgjedhjet.



Lajme të ngjashme