Siri-Për një muaj të armëpushimit vriten 288 persona

Siç ka bërë të ditur Observatori për të Drejtat e Njeriut në Siri (SNHR) ndalimi i luftimeve është shkelur 900 herë.

Siri-Për një muaj të armëpushimit vriten 288 persona

Për një muaj, gjegjësisht nga mesnata e 27 shkurtit 2016 kur u shpall ndalimi i pjesshëm dhe i përkohshëm i luftimeve në Siri, jetën e kanë humbur 288 persona.

Siç ka bërë të ditur Observatori për të Drejtat e Njeriut në Siri (SNHR) ndalimi i luftimeve është shkelur 900 herë, ndërsa janë vrarë edhe 288 civilë, ku 90 prej tyre në rajonet të cilat ndodhen nën kontrollin e organizatës terroriste DAESH.

Edhe pse regjimi sirian i presidentit Bashar al-Assad ka vazhduar me sulmet ndaj opozitës, pjesa më e madhe e bombardimeve ruse është ndaluar. Me vetë faktin që është zvogëluar numri i sulmeve mbi vendbanimet, është zvogëluar gjithashtu edhe numri i civilëve të vrarë.

Megjithatë, regjimi i Assadit është duke e vështirësuar dërgimin e ndihmave humanitare në rajonet nën rrethim. Ndihma humanitare është dërguar vetëm në vendet Muaddamiya, Zabadani, Guta Lindore, e cila i takon Damaskut, rripin Madaya, si dhe Fui dhe Kafaryi në Idlib.

Siç pohon Sekretari i përgjithshëm i Këshillit Norvegjez për Refugjatët, Jan Egeland ndihmat humanitare për gjashtë nga 18 rajonet të cilat janë nën rrethim nuk janë dërguar për shkak se forcat e regjimit sirian të presidentit Assad nuk kanë lejuar një gjë të tillë.

Por, burime lokale thonë se ndihma humanitare e cila është evidentuar nuk është e njëjta me ndihmën e vërtetë të dorëzuar, që tregon mangësi të caktuara dhe parregullsi në shpërndarjen e ndihmave humanitare.

Gjithashtu, burimet e njëjta theksojnë se tek ndihma humanitare e cila mbërrin, nuk ka ilaçe dhe pajisje mjekësore për të sëmurit kronikë.



Lajme të ngjashme