Aeroporti i Brukselit nuk rihapet para së martës së ardhshme

Aeroporti i Brukselit njoftoi dje se fluturimet nuk do të mund të rifillojnë deri të martën e ardhshme për shkak të hetimeve që po kryhen pas atentatit terrorist të së martës së kaluar, njoftuan sot burime të ndryshme.

Aeroporti i Brukselit nuk rihapet para së martës së ardhshme

”Po punojmë për një zgjidhje të përkohshme për rifillimin e pjesshëm të fluturimeve nëpërmjet masave të reja të sigurisë të vendosura nga qeveria belge”, deklaroi sot ”Brussels Airport Company” me anë të një komunikate për shtyp.

Autoritetet aeroportuale i kanë dhënë leje një ekipi inxhinierësh për të vlerësuar dëmet në terminalin ku, të martën e kaluar, shpërthyen dy bomba që shkaktuan vdekjen e të paktën 14 personave.


Lajme të ngjashme