Në Belgjikë vritet një roje dhe i vidhet distinktivi

Një roje i sigurisë në centralin bërthamor të Sharlëruasë (Charleroi), 50 kilometra nga Brukseli, u vra dy ditë pas atentateve në kryeqytetin belg, njoftoi gazeta e përditshme belg ”Derniere Heure”, që citon burime të policisë.

Në Belgjikë vritet një roje dhe i vidhet distinktivi

Ajo shtoi se rojës i ishte marrë edhe distinktivi.

Sipas policisë, roja po shëtiste qenin kur u qëllua për vdekje në kokë.

Distinktivi i tij ishte grabitur, çka ka alarmuar hetuesit e çështjes.

Të enjten, burime të policisë thanë se mes shënjestrave të dy vëllezërve kamikazë të aeroportit të Brukselit, Khalid dhe Ibrahim El Bakraoui, mund të kishin qenë edhe centralet bërthamore të vendit.


Fjalët Kyçe: Charleroi , Bruksel

Lajme të ngjashme