Fayçal C. i dyshuari i tretë i sulmit në Bruksel shpallet i fajshëm

Një nga të dyshuarit e arrestuar të enjten nga autoritetet belge, Fayçal C., që mund të jetë autori i tretë i atentateve të aeroportit të Brukselit, u shpall i fajshëm për vrasje terroriste, njoftoi sot prokuroria federale belge.

Fayçal C. i dyshuari i tretë i sulmit në Bruksel shpallet i fajshëm

Një i dyshuar tjetër, Rabah N., i arrestuar në kuadër të hetimit mbi projketatentatin e neutralizuar këtë javë në Francë, u fajësua gjithashtu për pjesëmarrje në aktivitete të një grupi terrorist, theksoi prokuroria në një komunikatë.

Një person i tretë i arrestuar të enjten në Bruksel, Aboubakar A., u fajësua gjithashtu për pjesëmarrje në aktivitetet e një grupi terrorist, por pa lidhje direkte me atentatet.



Lajme të ngjashme