OKB: Dënimi i Karaxhiçit, mesazh edhe për kriminelët e tjerë

Në lidhje me dënimin e ish-liderit serb nga Bosnja në një deklaratë nëpërmjet zëdhënësit të OKB-së, Sekretari Ban Ki-moon u shpreh se: "Sot është një ditë historike për popullin e rajonit dhe drejtësinë ndërkombëtare".

OKB: Dënimi i Karaxhiçit, mesazh edhe për kriminelët e tjerë
radovan karadzice 40 yıl hapis.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon ka theksuar se vendimi për dënimin me 40 vite burg për "kasapin e Bosnjës" Radovan Karaxhiç është një mesazh drejtuar edhe përgjegjësve të tjerë.

Ban Ki-moon në lidhje me dënimin e ish-liderit serb nga Bosnja në një deklaratë nëpërmjet zëdhënësit të OKB-së u shpreh se: "Sot është një ditë historike për popullin e rajonit dhe drejtësinë ndërkombëtare".

Duke rikujtuar se Karaxhiç është personi me detyrën më të lartë që gjykohet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) e OKB-së Ban Ki-moon u shpreh më tej se: "Ky vendim u dërgon një mesazh të rëndësishëm të gjithë atyre që ndodhen në pozicionin e përgjegjësisë se do t'iu kërkohet llogari për veprimet e tyre. Ata që largohen nga drejtësia, nuk mund të shpëtojnë nga vendosmëria kolektive e komunitetit ndërkombëtar për të nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit".

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së gjithashtu ka lavdëruar edhe gjyqtarët dhe personelin e ICTY-së për përpjekjet e tyre këtë proces gjyqësor.

Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) e OKB-së në Hagë të Holandës dha vendimin për dënimin me 40 vite burg ndaj Karaxhiçit. Këshilli i Gjyqtarëve për Karaxhiç i cili njihet me nofkën "Kasapi i Bosnjës" dhe i cili akuzohej për 11 krime të ndryshme dha vendimin duke e dënuar me 40 vite burg për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të rregullave të luftës.



Lajme të ngjashme