Francë – 12 turistë humbin jetën në një aksident rrugor

Njoftohet se 12 turistë portugezë kanë humbur jetën dhe dy italianë u plagosën pas një aksidenti të rëndë rrugor gjatë natës së mbrëmshme në qendër të Francës.

458012
Francë – 12 turistë humbin jetën në një aksident rrugor

Dymbëdhjetë turistë portugezë humbën jetën dhe dy italianë u plagosën pas një aksidenti të rëndë rrugor gjatë natës së mbrëmshme në qendër të Francës, njoftoi sot në mëngjes media franceze online.

Një minibus që vinte nga Zvicra dhe shkonte në Portugali u përplas ballazi me një kamion, me të cilin udhëtonin dy italianë.

Aksidenti ndodhi pak para mesnatës përgjatë rrugës 79 të qytetit Montbeugny, në rajonin e Alvernias.

Ndërkohë, drejtuesi i minibusit shpëtoi me plagë të lehta.

Sipas dëshmive në vendin e ngjarjes të dy italianëve, minibusi devijoi papritur majtas duke u përplasur me kamionin.



Lajme të ngjashme