Toner: ShBA-të nuk e vlerësojnë PYD-në si organizatë terroriste

Zëdhënësi i Departamentit amerikan i Shtetit, Mark Toner, përsëriti se ShBA-të nuk e vlerësojnë PYD-në si organizatë terroriste.

Toner: ShBA-të nuk e vlerësojnë PYD-në si organizatë terroriste

Gjatë konferencës ditore për shtyp, Mark Toner në lidhje me fjalët që tha kreu i udhëheqjes vendore të veriut të Irakut, Mesut Barzani se “PKK dhe PYD janë grup i njëjtë dhe se ShBA janë në dijeni për këtë", ka thënë se të dy këto organizata janë të ndryshme dhe se do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me PYD-në në veri të Sirisë.

“Ne qëndrojmë prapa politikave tona që PKK-ja është organizatë e huaj terroriste. Këtë e kemi bërë të ditur edhe më herët. Ne dënojmë sulmet që kjo organizatë terroriste ndërmerr ndaj qytetarëve turq", -ka thënë Toner.

Ndërkaq duke e bërë të ditur se me PYD/YPG janë duke bashkëpunuar në veri të Sirisë, Toner tha: “Ne jemi duke bashkëpunuar me PYD ose YPG në disa zona të Sirisë ashtu sikurse me një numër të madh të grupeve të cilat luftojnë kundër DAESH-it dhe përpiqen për ta dëbuar nga zonat që kontrollon."

Ndërsa në lidhje me uljen e flamujve në gjysmështize në shenjë respekti të viktimave të sulmeve terroriste në Bruksel, zëdhënësi Toner tha se kjo është një simbol i “zisë dhe respektit", mirëpo moszbatimi i gjërave të tilla për vende tjera nuk mund të përshkruhet si përbuzje.



Lajme të ngjashme