Rusia përballet me rrezikun e rikthimit të militantëve të DAESH

Këshilli rus i Punëve të Jashtme në një raport të publikuar më 15 mars, thotë se kthimi i luftëtarëve të organizatës së DAESH është një nga kërcënimet kryesore që peshojnë aktualisht mbi Rusinë.

Rusia përballet me rrezikun e rikthimit të militantëve të DAESH

Mbrëmjen e njoftimit të ndërhyrjes ushtarake ruse në Siri, Vladimir Putin kishte përcaktuar edhe kursin për të ardhmen me paralajmërimin “Mos prisni që ata të mbërrijnë në dyert tona".

Ata janë xhihadistët sirianë, por gjithashtu rusë.

Por, gjashtë muaj më vonë, a ka qenë e frytshme kjo strategji?

“Kthimi i luftëtarëve të organizatës së DAESH është një nga kërcënimet kryesore që peshojnë aktualisht mbi Rusinë", përmblodhi Këshilli rus i Punëve të Jashtme në një raport të publikuar më 15 mars, një ditë pas njoftimit të tërheqjes së pjesës më të madhe të kontingjentit rus nga Siria.

Me dislokimin e avionëve luftarakë në Siri, objektivi kryesor i Vladimir Putin nuk ishte sigurisht eliminimi i rreth 2 900 xhihadistëve rusë, pjesa më e madhe e tyre me origjinë nga republikat e paqëndrueshme myslimane në Kaukaz, ku ata luftojnë.

Por, ndërhyrja mundej në mënyrë indirekte të sillte pasoja pozitive në Kaukazin rus.

Ne nuk do të lejojmë që ata të fitojnë aktualisht në Siri përvojën e duhur që do t'i shërbejë më pas tek ne", u shpreh Putin.


Lajme të ngjashme