Irak - Fillon operacioni për çlirimin e Mosulit nga DAESH-i

Në Irak ka filluar operacioni për shpëtimin e Mosulit nga organizata terroriste, DAESH.

Irak - Fillon operacioni për çlirimin e Mosulit nga DAESH-i

“Ka nisur faza e parë e operacionit 'Fatah' (ngadhënjimi – shën. i përkth.) për të shpëtuar Mosulin nga DAESH-i", theksohet në një deklaratë të Rrjetit Mediatik të Luftës pranë Ministrisë irakiane të Mbrojtjes.

Faza e parë e operacionit synon rimarrjen e 5 fshatrave në afërsi të Mahmurit, 50 km larg qytetit Mosul, sipas të njëjtit burimi.

Autoritetet ushtarake irakiane bëjnë me dije se kanë marrë kontrollin e njërit prej fshatrave dhe se nuk kanë hasur rezistencë gjatë operacionit në këtë lokalitet.

Ministria e Mbrojtjes së Irakut njofton gjithashtu se forcat pjesëmarrëse në operacionet për rimarrjen e Mosulit, që koordinohen nga Komanda e Operacioneve të Përbashkëta, kanë shpëtuar nga DAESH-i edhe disa fshatra të tjera të Mosulit, përveç atyre të përfshira në planin për fazën e parë.

“Flamuri i Irakut është ngritur në të gjitha fshatrat e çliruara", nënvizohet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes në Bagdad.



Lajme të ngjashme