Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Prokuroria e Brukselit pëgënjeshtron pretendimet për kapjen e Laachraouit

Pretendohet se personi i arrestuar si i dyshuar në lidhje me sulmet e djeshme të terrorit në Bruksel të Belgjikës është Najim Laachraoui.

Prokuroria e Brukselit pëgënjeshtron pretendimet për kapjen e Laachraouit

Pretendohet se personi i arrestuar si i dyshuar në lidhje me sulmet e djeshme të terrorit në Bruksel të Belgjikës është Najim Laachraoui.

Prokuroria federale bëri të ditur se lajmet për kapjen e Najim Laachraoui nuk janë të vërteta.

Mediat vendore kanë bërë të ditur se terroristi i tretë që ka lidhje me këto sulme është Laachraoui dhe se ky person ka punuar bombat të përdorura në sulmin e 13 nëntorit në Paris.

Mirëpo prokurori i Brukselit, Frederic van Leeuw deklaroi se personi i arrestuar që është marr në pyetje nuk është Laachraoui.

Në anën tjetër policia belge deklaroi se sulmuesit kamikazë në aeroport dhe stacionin e metrosë kanë qenë Halid dhe Ibrahim El Bakraoui.

Dje në sulmet e terrorit në Belgjikë janë ndërmarr sulme fillimisht në aeroport e pastaj në stacionin e metros Maalebeek që ndodhet në afërsi të institucioneve të Bashkimit Evropian.

Në këto sulme janë vrarë të paktën 34 persona dhe u plagosën më shumë se 130 të tjerë.

Pas shpërthimeve në vend kanë filluar operacionet anti-terror.

Në bastisjen e një shtëpie në lagjen Sharbek (Schaerbeek) të Brukselit janë kapur mjete shpërthyese artizanale të përforcuara edhe me gozhda, materiale kimike dhe një flamur i DAESH-it.



Lajme të ngjashme