Gjermani – Pensionet do të rriten me rreth 5%

Gjermania ka paralajmëruar rritjen më të madhe të pensionit gjatë 23 viteve të fundit, lajm të cilin e kanë mirëpritur 20 milionë pensionistë në këtë vend.

456462

Ministria gjermane e Punës dhe Çështjeve Sociale njoftoi se rritja e pensionit do të hyjë në fuqi më 1 korrik të këtij viti.

Pensionistët në krahinat perëndimore gjermane do të marrin pensione më të larta për 4.25 për qind, ndërsa pensionistët në krahinat lindore do të përfitojnë rritje prej 5.95 për qind.

Në njoftimin thuhet se kjo është rritja më e madhe e pensionit gjatë 23 viteve të fundit, duke shtuar se rritja e pensionit ka ardhur si një vijimësi logjike e ndodhive për shkak se situata ekonomike dhe punësimi në këtë vend është në gjendje të mirë.

Lajme të ngjashme