Belgjikë – Kapet edhe i dyshuari i tretë

Janë kapur të tre personat e dyshuar për gisht në sulmet terroriste që përgjakën aeroportin e Brukselit, kryeqytetin e Belgjikës.

Belgjikë – Kapet edhe i dyshuari i tretë

Autoritetet kanë njoftuar se në operacionet e policisë është kapur edhe terroristi i tretë me emrin Najim Laachraoui, shtetas belg.

Laachraoui u kap në Anderlecht dhe ishte një ndër emrat më të kërkuar në Evropë.

Mendohet që ky terrorist ka prodhuar bombat e përdorura në sulmet terroriste të 13 nëntorit në Paris. Sipas hetimeve vitin e kaluar Najim Laachraoui kishte shkuar në Siri dhe ishte bashkuar me radhët e DAESH-it.

Policia belge ka njoftuar se sulmin në aeroportin e Brukselit e kanë kryer vëllezërit Halid dhe Ibrahim Al Bakraoui. Policia federale e Belgjikës në rrjetin social Twitter publikoi një fotografi të një personi me xhaketë të bardhë dhe me kapelë të zezë në kokë. Prokurori Federal Frederik Van Lium (Frederic Van Leeuw) kishte njoftuar për vazhdimin e operacioneve për kapjen e një të dyshuari të tretë.

Të martën Belgjika u trondit nga 2 sulme të njëpasnjëshme vetëvrasëse në fillim në aeroportin e Brukselit.

Pastaj terrori mori në shënjestër stacionin e metrosë në Maalbeek, afër institucioneve të Bashkimit Evropian.

Numri i të vdekurve në këto sulme shkoi në 34 persona. Gjatë shpërthimeve u plagosën mbi 130 njerëz. Përgjegjësinë e sulmit e mori organizata terroriste DAESH.

Menjëherë pas sulmit filluan operacionet antiterror në shkallë vendi. Në bastisjen e kryer në një shtëpi në lagjen Sharbek (Schaerbeek) të Brukselit janë gjetur eksplozivë të përforcuar me gozhdë, lëndë kimike si dhe flamuri i DAESH-it.

Ndërkohë masat e sigurisë në Belgjikë dhe në shumicën e vendeve evropiane janë ngritur në nivelin maksimal.

Janë anuluar të gjitha aktivitetet shoqërore, janë mbyllur shkollat, qendrat, kinematë dhe teatrot.



Lajme të ngjashme