Belgjikë – Autorët e sulmit në Bruksel janë vëllezërit El Bakraoui

Policia belge ka njoftuar se sulmin në aeroportin e Brukselit e kanë kryer vëllezërit Halid dhe Ibrahim El Bakraoui, duke publikuar në rrjetin social Twitter fotografinë e një personi me xhaketë të bardhë dhe me kapelë të zezë në kokë.

Belgjikë – Autorët e sulmit në Bruksel janë vëllezërit El Bakraoui

Policia federale e Belgjikës në rrjetin social Twitter publikoi një fotografi të një personi me xhaketë të bardhë dhe me kapelë të zezë në kokë.

Fotografia është bërë në xhirimin bazik me anë të kamerës mbikëqyrëse dhe u është shpërndarë mediave dhe të gjitha institucioneve.

Po punohet për kapjen e personit të tretë, i cili rezulton ende në arrati. Pas sulmit për të cilin përgjegjësinë e mori DAESH-i, masat e sigurisë në Belgjikë dhe në shumicën e vendeve evropiane janë ngritur në nivelin maksimal.

Janë anuluar të gjitha ngjarjet shoqërore, janë mbyllur shkollat, qendrat, kinematë dhe teatrot. Numri i të vdekurve në sulmet e djeshme në Bruksel shkoi në 34 persona. Gjatë sulmeve janë plagosur rreth 250 njerëz.

Radiotelevizioni publik belg VRT lajmëroi se në dy shpërthime në aeroportin “Zaventem" mbetën të vdekur të paktën 14 persona, ndërsa në shpërthimin tjetër që ndodhi në stacionin e metrosë në Maalbeek humbën jetën të paktën 20 persona.


Lajme të ngjashme