Sulmi i përgjakshëm në Bruksel alarmoi Evropën

Administrata e Parisit, e cila prej 13 nëntorit e këtej administrohet me gjendjen e jashtëzakonshme, vuri në zbatim masa të shtuara të sigurisë.

Sulmi i përgjakshëm në Bruksel alarmoi Evropën

Sulmi i përgjakshëm i terrorit në Bruksel alarmoi Evropën.

Administrata e Parisit, e cila prej 13 nëntorit e këtej administrohet me gjendjen e jashtëzakonshme, vuri në zbatim masa të shtuara të sigurisë.

Presidenti i Francës, Fransua Olland (François Hollande) ka thënë se “Terrori kësaj radhe goditi Belgjikën, por në objektiv ishte Evropa".

Duke e bërë të ditur se terrori, i cili është një kërcënim global duhet ta marr edhe përgjigjen globale, Olland dhe ministrat përkatës të kabinetit në Pallatin Elize (Elysee) mbajtën një mbledhje të sigurisë.

Ministri i Brendshëm i Francës, Bernar Kazeno (Bernard Cazeneuve), i cili bëri një deklaratë pas kësaj mbledhjeje shpjegoi masat shtesë që janë marr duke përdorur shprehjen “jemi në luftë".

Sipas kësaj Franca do të shtoj masat në të gjitha kalimet kufitare, ndërsa do të dislokoj 1 mijë e 600 personel shtesë të sigurisë.

Gjithashtu në hyrje të të gjitha stacioneve të metros, hekurudhave, aeroporte do të jetë e detyrueshme paraqitja e kartave të identitetit.

Ndërkaq Kryeministri i Holandës, Mark Rut (Mark Rutte) bëri të ditur se janë të gatshëm për të ofruar çdo lloj ndihme fqinjëve të tyre pas sulmit në kryeqytetin Bruksel.

Rut në deklaratën e tij të bërë pas bisedës me homologun belg, Sharll Mishell (Charles Michel) tha se Brukseli ka qenë i ekspozuar ndaj sulmeve të ulëta dhe kriminale.

“Zemrat tona janë së bashku me viktimat dhe të afërmit e tyre", -tha Rut ndërsa shtoi se do të organizojnë një mbledhje të sigurisë me ministrat përkatës për marrjen e të gjitha masave të nevojshme të sigurisë.

Kryeministri i Anglisë, Dejvid Kamerun (David Cameron) bëri thirrje për mbledhje urgjente të ministrave dhe zyrtarëve të sigurisë.

Në reagimin e parë pas ngjarjeve Kamerun tha se “Jam i shokuar".

Pas shpërthimeve në Bruksel, masat e sigurisë në Francë u ngritën në nivel të lartë.

Sipas informatave të marra nga burimet policore bëhet e ditur se janë shtuar masat në aeroportin Sharll de Gol (Charles de Gaulle) dhe në shumicën e vendeve në Paris.

Stacioni Verior, i cili lidh Parisin me Brukselin dhe disa qytete tjera evropiane, u mbyll për shkak të një pakete të dyshimtë, ndërsa në vend të ngjarjes u dërguan ekspertët e çminimit.

Ndërkohë në Pallatin Elize është duke u zhvilluar mbledhja e sigurisë në lidhje me masat shtesë që do të merren pas sulmeve në Bruksel.

Në mbledhje marrin pjesë Presidenti Fransua Olland, Kryeministri Manuel Valls, Ministri i Brendshëm, Bernar Kazano dhe Ministri i Mbrojtjes Zhan Iv le Drian (Jean-Yves Le Drian).

Katër ditë pas kapjes në Bruksel të Salah Abdeslamit, i cili njihet si organizatori i sulmeve të terrorit në Paris, qyteti u bë skenë e shpërthimeve të njëkohshme.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politika të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini (Federica Mogherini) ka thënë se “Kjo është një ditë e hidhur për Evropën".

Në konferencën e përbashkët për shtyp të organizuar me Ministrin e Jashtëm të Jordanisë, Nasër Xhuda në Aman, Mogerini dënoi sulmet në Bruksel, ndërsa nuk i mbajti dot lotët.



Lajme të ngjashme