Vizita historike e Obamës në Kubë, sprovë për popullaritetin e tij

Ditët e fundit, vizita e Presidentit amerikan, Barack Obama, do të jetë epiqendra e bisedave në çdo cep të Havanës. Me përjashtim të njërës, këndi i të marrëve, galeria e veçantë që sfidon presidentët e SHBA-ve me një popullaritet më të ulët se ai.

Vizita historike e Obamës në Kubë, sprovë për popullaritetin e tij

Kalim i detyruar i turistëve, Muzeu i Revolucionit të Havanës, që ndodhet në ish-pallatin presidencial të Fulgencio Batista, i rrëzuar nga Kastro në vitin 1959, rezervon një nga muret me karikaturat e liderve të regjimit komunist.

Në krah të ish-diktatorit kuban, Ronald Reagan paraqitet një kauboj i armatosur; George Bush në veshje të perandorit romak; ndërsa djali i tij, George W. Bush, paraqitet me një përkrenare të stolisur me shenjën e nazismit duke lexuar një libër nga ana e kundërt.

Këta katër kundërshtarë të Kastros paraqiten si “persona vulgarë”, që kontribuan në “përforcimin” e revolucionit, tregojnë disa pllakate të shkruara në gjuhën angleze, spanjolle dhe franceze.



Lajme të ngjashme