SHBA-të paralajmërojnë reagime nëse Irani nuk zbaton marrëveshjen bërthamore

Ndihmëspresidenti amerikan, Joe Biden, paralajmëroi të dielën në mbrëmje se SHBA-të po mbanin në mbikëqyrje nga shumë afër Iranin dhe se do të reagojnë nëse Teherani nuk respekton marrëveshjen për çështjen bërthamore.

SHBA-të paralajmërojnë reagime nëse Irani nuk zbaton marrëveshjen bërthamore

Marrëveshja historike e arritur në muajin korrik 2015 midis fuqive të mëdha dhe Iranit për programin e tij bërthamor, hyrë në fuqi në mesin e janarit, ka lejuar heqjen e pjesës më të madhe të sanksioneve ndërkombëtare kundër Teheranit.

“Elementet e veprimit janë të instaluara në mënyrë që Irani të respektojë pjesën e tij të marrëveshjes", tha Biden.

“Ne po monitorojmë Iranin nga shumë afër, pasi deri në përfundim të kësaj marrëveshjeje, Irani nuk do jetë më i autorizuar të vijojë programin e armatimit bërthamor, kurrë, kurrë dhe kurrë më", deklaroi ai në konferencën vjetore të lobit proizraelit (Aipac).

“Nëse Irani shkel marrëveshjen, SHBA-të do të kundërpërgjigjen ndaj këtij veprimi", paralajmëroi Biden.

Marrëveshja parashikon gjithashtu se sanksionet do të vihen sërish në zbatim në rast mospërputhjeje me dispozitat e përcaktuara.



Lajme të ngjashme