Poroshenko: Veprimet e rusëve sot në Krime, si ato të Stalinit dikur

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko është shprehur se veprimet e Rusisë në Krimenë e pushtuar të kujtojnë periudhën e sundimit të Stalinit.

Poroshenko: Veprimet e rusëve sot në Krime, si ato të Stalinit dikur

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko në një posti që ka bërë në rrjetet sociale thekson se gjatë dy viteve të fundit në Krime është rritur represioni dhe arrestimet masive.

Presidenti ukrainas shtoi se të drejtat e tartarëve në Krime “po shkelen në mënyrë cinike”.

“Veprimet e pushtuesit në Krime, të kujtojnë periudhën e Stalinit”, shkruan Poroshenko, ndërsa shton se Rusia si agresor do të paguajë çmimin dhe se mbarë bota është me Ukrainën.

“Krimea është Ukrainë”, cilëson Poroshenko në fund të postimit.



Lajme të ngjashme