Gjenevë – Delegacioni i regjimit kundër federalizmit

Kryetari i delegacionit të Esadit, Beshar Xhaferi tha se integriteti territorial i Sirisë nuk është një çështje e hapur për diskutim dhe se ishin kundër federalizmit.

Gjenevë – Delegacioni i regjimit kundër federalizmit
Kryenegociatori sirian: Vendimi për tërheqjen e rusëve, i përbashkët
Kryenegociatori sirian: Vendimi për tërheqjen e rusëve, i përbashkët

Kryetari i delegacionit të Esadit në bisedimet e Gjenevës për vendosjen e paqes në Siri, Beshar Xhaferi tha se vendimi për të tërheqjen e trupave ruse nga Siria është vendim i përbashkët i Moskës dhe Damaskut.

“Vendimi i Rusisë për tu tërhequr nga Siria është një vendim i përbashkët mes Moskës dhe Damaskut".

Kjo deklaratë erdhi nga kryetari i delegacionit të regjimit sirian, Bashar Xhaferi.

Në ditën e tretë të bisedimeve të Gjenevës delegacioni i Esadit doli kundër propozimit për të kaluar në një sistem federal në Siri.

Përfaqësuesi i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura në ditë e tretë të negociatave u takua me delegacionin e Esadit.

Kryetari i delegacionit të Esadit, Beshar Xhaferi tha se integriteti territorial i Sirisë nuk është një çështje e hapur për diskutim dhe se ishin kundër federalizmit.

Xhaferri e akuzoi si terrorist Kryetarin e delegacionit të opozitës siriane, Muhamed Allush, ndërsa bëri të ditur se gjatë negociatave të ardhshme nuk do të ulen kurrë në një tryezë me me Alushin në rast të kalimit në bisedimet e drejtpërdrejta mes delegacioneve.

Ndërsa pyetjet në lidhje me largimin e Esadit nga pushteti, Xhaferi i la pa një përgjigje.

Gjithashtu edhe Zëvendëspërfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Remzi Ezeldin është shprehur se organizata është e kujdesshme për sa i takon çështjes së integritetit territorial të Sirisë.



Lajme të ngjashme