Belgjikë – Vazhdojnë operacionet për kapjen e të dyshuarve në sulmin e Parisit

Prokuroria federale e Belgjikës ka mbajtur një konferencë për shtyp në lidhje me operacionin antiterror në Bruksel, ku mbeti i vrarë një i dyshuar dhe u plagosën 4 policë.

belçika polisi

Prokuroria federale e Belgjikës ka mbajtur një konferencë për shtyp në lidhje me operacionin antiterror në Bruksel, ku mbeti i vrarë një i dyshuar dhe u plagosën 4 policë.

Prokuroria bëri të ditur se personi i vrarë gjatë operacionit kishte qenë algjeriani Muhamed Belkaid, i cili qëndronte ilegalisht në Belgjikë.

Prokurorët bënë të ditur se në pranë kufomës së Belkaidit, kishin gjetur një armë automatike të tipit kallashnikov, një simbol të DAESH-it dhe një libër në lidhje me Selefizmin.

Në deklaratë thuhej se vazhdojnë kërkimet për gjetjen e dy të dyshuarve, që arritën të largohen nga vendi i ngjarjes dhe operacionet policia belge i zhvillon në mënyrë të koordinuar me policinë franceze.

Ekipet e antiterrorist të policisë belge të martën kishin bastisur një banesë në lagjen Forest të Brukselit për të kapur persona të dyshuar në lidhje me sulmet në Paris. Të dyshuarit kishin hapur zjarr ndaj policisë.



Lajme të ngjashme