Bilanci i luftës 5-vjeçare në Siri

Ndërsa ka hyrë në vitin e gjashtë lufta civile në Siri deri më tani u ka marrë jetën 270 mijë personave, nga të cilët 20 mijë kanë qenë fëmijë (sipas shifrave zyrtare).

Bilanci i luftës 5-vjeçare në Siri

Lufta në Siri po hyn në vitin e gjashtë, dhe sipas raporteve zyrtare numri i viktimave është 270 mijë, ndërsa sipas raporte të agjencisë turke AA në pesë vitet e fundit në këtë luftë janë vranë të paktën 361 mijë persona, prej të cilëve 235 140 kanë qenë civilë.

Në 15 mars të vitit 2011 në Damask protestat masive demokratike kundër regjimit u shtypën me dhunë duke shkaktuar gjakderdhje. Të nesërmen dhuna u përhap në Derai duke ndezur kështu luftën që vazhdon akoma edhe sot.

Në mes të marsit të po atij viti, regjimi i presidentit sirian Bashar Esad me forcë u përpoq të shuajë protestat duke e çuar vendin në luftë.

Gjysma e popullsisë së Sirisë është kthyer në refugjat ose brenda vendit, ose në një shtet tjetër.

Pas përleshjeve të përgjakshme pothuajse gjysma e tokave të Sirisë ka kaluar në kontrollin e organizatave terroriste DAESH dhe Al-Nusra.

Dikur një nga vendet më të moderuara të Lindjes së Mesme, sot Siria është kthyer në një lumë gjaku, kur lëvizjet më ekstremiste luftojnë me njëra-tjetrën.

Në sfondin e këtij rrënimi gradual qëndron kërkesa e popullit për reformë.

Ndërmjet viteve 2007-2010 Siria kaloi një nga thatësirat më të mëdha të historisë së saj.

Kur krizës ekonomike iu shtua edhe presioni i regjimit populli doli në rrugë për të kërkuar reforma.

Në protestën e 15 marsit të vitit 2011 në Damask manifestuesit kërkuan bërjen e reformave demokratike dhe lirimin e të burgosurve politikë, por ata u përballën me plumbat e regjimit të Esadit.

Ndërkohë që përleshjet u rritën si ortek, opozita u shtua duke u përçarë.

Në skenë dolën njëra pas tjetrës Ushtria për Sirinë e Lirë, Al-Nusra (krahu i Al-Kaedës në Siri), Ahrar al-Damask dhe grupet kurde.

Me ndërhyrjen edhe të Iranit, Hizbullahut, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë, luftërat e prokurës në Siri sollën një proces të përgjakshëm.

Humbjet më të mëdha civile janë shënuar në Halep, 71 mijë, pastaj në Damask, 67 mijë, në Idlib 36 mijë dhe në Derai 28 mijë persona.

Forcat besnike të regjimit të Esadit në pesë vitet e fundit kanë arrestuar mbi 180 mijë njerëz.

Sipas raporteve të Observatorit për të Drejtat e Njeriut në Siri (OSDH), në zonat e kontrolluara nga forcat e opozitës siriane në luftimet e deritanishme janë vranë 194 208 civilë. Në mesin e tyre 183 827 civilë u vranë nga sulmet e regjimit dhe 2 984 civilë u vrarë gjatë sulmeve ajrore ruse.

Observatori me seli në Londër, deklaroi se nga sulmet e terroristëve të DAESH-it, në Siri janë vrarë 2 196 civilë, ndërsa nga terroristët e Frontit Al Nusra janë vranë 356 civilë, ndërsa nga sulmet e PYD-së, degës siriane të organizatës terroriste PKK, u vranë të paktën 416 civilë.

Në sulmet ajrore të forcave të koalicioni kundër DAESH-it janë vrarë të paktën 311 civilë, ndërsa në sulmet e opozitës së moderuar siriane në pesë vitet e fundit të luftës në Siri janë vrarë 2 959 njerëz.

Në luftën në Siri kanë humbur jetën të paktën 20 mijë fëmijë, prej të cilëve 19 594 nga sulmet e regjimit sirian dhe 307 nga sulmet e DAESH-it.

Në raportet e mëparshme të OSDH-së bëhet e ditur se më shumë se 12 mijë të burgosur u vranë me tortura nga forcat siriane të sigurisë të kryesuar nga Presidenti Esad.

Sipas këtyre raporteve, në pesë vitet e luftës në Siri janë vrarë të paktën edhe 536 gazetarë, ku 479 prej tyre u vranë në sulmet e forcave të regjimit.

Më shumë se 900 njerëz kanë vdekur nga uria në qytetet që ishin nën rrethim nga forcat besnike të qeverisë së Esadit në Damask.

Raportet nga Siria gjithashtu tregojnë për bilancin e tmerrshëm, ku janë vrarë më shumë se 600 mjekë, janë shkatërruan mbi 4 000 shkolla dhe më shumë se 2 100 xhami.



Lajme të ngjashme