Amerika mbështet të drejtën e Turqisë për të mbrojtur veten

“Mbështesim të drejtën e Turqisë për mbrojtje. Turqia është aleate e NATO-s dhe ShBA-së. Ne jemi me qeverinë turke dhe popullin turk”, ka thënë Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest Earnest në një dalje publike.

Amerika mbështet të drejtën e Turqisë për të mbrojtur veten

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, ka deklaruar se SHBA-të edhe një herë i shprehin ngushëllime Turqisë pas sulmit terrorist në Ankara, duke theksuar se administrata amerikane mbështet të drejtën e Turqisë për mbrojtje.

“Mbështesim të drejtën e Turqisë për mbrojtje”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë të hënën në konferencën ditore për mediat. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe njëherë dënojnë sulmin terrorist në Ankara. “Turqia është aleate e NATO-s dhe ShBA-së. Ne jemi me qeverinë turke dhe popullin turk”, theksoi Earnest.

Ai përmendi se destabiliteti në Siri shkakton dëme serioze edhe në vendet fqinje, duke shtuar se këtë e tregoi edhe sulmi terrorist në Ankara.

“Turqia mbron vendin dhe popullin e saj, ndërsa ne do të vazhdojmë t'a mbështesim atë në këtë pikë”, tha Earnest.

Rikujtojmë se në sulmin terrorist që ndodhi të dielën në mbrëmje në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, 37 persona humbën jetën dhe mbi 120 të tjerë mbetën të plagosur. Ky sulm shkaktoi reagime solidarizuese ndaj Turqisë nga e gjithë bota.



Lajme të ngjashme