Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Qipro – Lideri turk reagon për publikimin e procesverbaleve të bisedimeve

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut, Mustafa Akinci e ka cilësuar si një lëvizje dëmtuese të atyre që nuk duan arritjen e një zgjidhjeje në ishull publikimin e procesverbaleve konfidenciale nga ana e palës greke.

Qipro – Lideri turk reagon për publikimin e procesverbaleve të bisedimeve
Qipro - Akinci: "Ka nga ata që nuk e duan arritjen e një zgjidhjeje për ishullin"
Qipro - Akinci: "Ka nga ata që nuk e duan arritjen e një zgjidhjeje për ishullin"

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut, Mustafa Akinci e ka cilësuar si një lëvizje dëmtuese të atyre që nuk e duan arritjen e një zgjidhjeje në ishull publikimin e procesverbaleve konfidenciale nga ana e palës greke.

Takimi i parë për muajin mars ndërmjet dy liderëve u realizuan në zonën e ndërmjetme të ishullit që kontrollohet nga Kombet e Bashkuara dhe zgjati rreth 3 orë.

Mustafa Akinci në deklaratën e bërë pas takimit tha se do ti vazhdojnë tentativat e afrimit (me palën grekoqipriote) në temat për të cilat nuk është rënë dakord nga të dyja palët në bisedimet e deritanishme.

Mustafa Akinci u ndal edhe në publikimin e procesverbaleve sekrete të bisedimeve nga ana e Këshillit Kombëtar të udhëhequr nga Sizopulos.

“Ne po flasim për një linjë politike, e cila nuk do një zgjidhje federale, që nuk ka dëshirë ti dëgjojë madje as emrin një zgjidhjeje federale me dy komunitete, me dy zona. Prandaj ne e kuptojmë përpjekjen e tyre për të dëmtuar procesin e zgjidhjes. Jam i mendimit se nuk duhet të bir në kurthin e një loje të tillë", tha lideri turk i Qipros.



Lajme të ngjashme