Mistura për bisedimet e Sirisë: Tani është koha e ballafaqimit me të vërtetat

Me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara sot në Gjenevë të Zvicrës kanë nisur bisedimet mes delegacioneve të opozitarëve dhe regjimit të Damaskut për të ardhmen e Sirisë.

Mistura për bisedimet e Sirisë: Tani është koha e ballafaqimit me të vërtetat

Vazhdojnë nismat diplomatike për Sirinë, që për 5 vite gjendet në kthetrat e luftës civile.

Në Gjenevë të Zvicrës kanë nisur bisedimet me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara. Bisedimet me delegacionet e opozitarëve sirianë dhe të regjimit të Esadit do të mbahen veç e veç.

Përfaqësuesi Special i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura, De Mistura, ka bërë një deklaratë për gazetarët para bisedimeve, që në fokus kanë periudhën e tranzicionit në Siri.

-“Këto bisedime do të zhvillohen nën udhëheqjen e OKB-së për gjetjen e një zgjidhjeje politike ndaj krizës së Sirisë", tha Mistura, duke shtuar se në Siri mund të ketë vetëm një plan B, dhe ai është rikthimi në një luftë më të përgjakshme.

Bisedimet do të jenë të gjithanshme, gjithsecili duhet të shprehë opinionin e tij, sqaroi i dërguari i OKB-së.

-“Tani është koha e ballafaqimit me të vërtetat", u shpreh Staffan de Mistura duke sqaruar se nuk do të bëhen deklarata mediatike në lidhje me detajet e procesit të bisedimeve.

De Mistura duke shprehur ngushëllimet e tij ndaj popullit turk për sulmin terrorist në Ankara, ka theksuar se ka kryer një bisedë telefonike me ambasadorin e Turqisë në Gjenevë, ku dhe ka ndarë dhimbjen për këtë sulm.

Ndër të tjera de Mistura ka theksuar se do të informojë edhe Këshillin e Sigurisë të OKB-së në lidhje me bisedimet e sotme.

Duke vënë në dukje se marrëveshja për ndalimin e konflikteve në thelb është zbatuar dhe se kanë mbërritur më shumë ndihma humanitare në zonat e rrethuara, ai u shpreh se ndihmat e mbërritura nuk janë të mjaftueshme.

Gjithashtu De Mistura ka tërhequr vëmendjen se mes palëve ka pikëpamje të ndryshme dhe ka nënvizuar se bisedimet do të kryhen në përputhje me rezolutën 2254 të KS-OKB në lidhje me Sirinë dhe në përputhje me Deklaratën e Gjenevës.

Duke u shprehur se grupet e punës për armëpushimin dhe dërgimin e ndihmave humanitare të OKB-së do të mblidhen njëkohësisht këtë javë si dhe javën e ardhshme dhe të cilët do të japin kontributin e tyre për bisedimet, de Mistura tha se: "Plani i vetëm B që unë di është rikthimi në luftë, madje edhe më i keq se ai që kemi vërejtur deri tani".

- Bisedimet e para me regjimin-

De Mistura ka theksuar se bisedimet e ditës së sotme do të nisin me delegacionin e regjimit. Duke vënë në dukje se synojnë të kryejnë bisedime gjithëpërfshirëse që në bisedime dhe në raundet e tjera të jenë të përfaqësuar të gjithë sirianët, de Mistura u shpreh se "duhet tu jepet shansi të gjithë sirianëve".

Ndër të tjera përfaqësuesi Special i OKB-së për Sirinë duke vënë në dukje se populli sirian duhet të vendosë vetë për të ardhmen e vendit dhe se si do të udhëhiqet vendi, u shpreh se: "Synojmë të kryejmë bisedime në tre raunde. Ditën e sotme nis raundi i parë dhe me datë 24 do të kemi një pushim. Pas një jave apo 10 ditësh do të nisim raundin e dytë, i cili pritet të zgjasë 2 javë. Ndërsa në raundin e tretë synojmë që pas bisedimeve të përcaktojmë një rrugë të qartë".

Para fillimit të bisedimeve vendet Perëndimore e kishin paralajmëruar regjimin e Damaskut për t'u ulur pa parakushte në tryezën e bisedimeve.

Sepse ka divergjenca të thella në qasje mes palëve për sa i takon të ardhmes së Kryetarit të Shtetit, Beshar Esad.


Lajme të ngjashme