Vazhdojnë divergjencat në bisedimet e Gjenevës për Sirinë

Deklaratat reciproke që vijnë nga të dyja palët po i vështirësojnë bisedimet e Sirisë, që pritet të fillojnë sërish të hënën (nesër) në Gjenevë.

Vazhdojnë divergjencat në bisedimet e Gjenevës për Sirinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Sirisë, Velid Muallim tha se nuk do ta pranojnë që çështja e Esadit në postin e presidentit të vendit të bëhet objekt diskutimi.

Në një konferencë shtypi Muallim tha se procesin e tranzicionit në Siri ata e shikojnë si ndryshim të qeverisë dhe kushtetutës.

Ndërsa lideri i Ushtrisë Islame, një nga grupet e opozitës siriane, dhe njëherësh kryenegociatori Muhammed Allush tha se tranzicioni mund të fillojë vetëm me rrëzimin e Esadit nga pushteti.

Deklaratat e Ministrit të Jashtëm Muallim, Muhammed Allush i vlerëson me këto fjalë: “regjimi nuk është serioz në procesin politik që po kalon vendi".

Allush pretendon se bisedimet janë minuar pa filluar ende, ndërsa shton se arsyeja e pjesëmarrjes së opozitarëve në negociata është për ti rikthyer popullit të Sirisë pushtetin dhe shpëtimin e popullit nga tirania.

Delegacionet përgatitore të opozitarëve kanë mbërritur në Gjenevë, kurse delegacioni i regjimit të Esadit do të niset sot.


Lajme të ngjashme