Merkel kërkon integrimin e refugjatëve

Gjatë një takimi të fundit elektoral Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se refugjatët kanë për detyrë të integrohen në Gjermani.

Merkel kërkon integrimin e refugjatëve

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, garantoi se refugjatët kanë për detyrë të integrohen në Gjermani, gjatë një takimi të fundit elektoral në kuadër të tre votimeve rajonale të rëndësishme, ku pritet që konservatorët të pësojnë humbje të mëdha.

“Ne presim nga refugjatët që të pranojnë këto oferta për integrim. Është një detyrë dhe jo një mundësi", -theksoi Merkel, e cituar nga agjencia gjermane DPA.

Rreth 13 milionë gjermanë do të votojnë të dielën në Bade-Wurtemberg, Rhenanie-Palatinat dhe Saxe-Anhalt, në zgjedhjet e para që kur gjermanët hapën dyert për më shumë se një milionë refugjatë vitin e kaluar.



Lajme të ngjashme