Ayrault: Merkel ka moralisht dhe politikisht të drejtë për pritjen e refugjatëve

Ministri francez i Punëve të Jashtme, Jean-Marc Ayrault, vlerësoi të enjten se Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka moralisht dhe politikisht të drejtë që të hapë dyert për refugjatët sirianë.

Ayrault: Merkel ka moralisht dhe politikisht të drejtë për pritjen e refugjatëve

“Mendoj se për sa kohë bazohet tek parimet e të drejtës së azilit, ajo ka si moralisht edhe politikisht të drejtë”, deklaroi Ayrault në një intervistë për kanalin informativ, “iTELE”.

“Situata e Gjermanisë nuk është e njëjtë (me atë të Francën). Është një vend që ka nevojë për krah pune (…) që pa dyshim ka një kapacitet pritjeje më të madh”, vazhdoi ai.

Jean-Marc Ayrault, kryeministër i Francës në vitit 2012-2014, insistoi gjithashtu mbi nevojën që vendi të presë refugjatë dhe që përgjegjësit politikë të shpjegojnë këtë situatë për një opinion me të drejtë të shqetësuar.



Lajme të ngjashme