Shkelja e hapësirës ajrore të avionëve rusë krijon tension mbi la Mansh

Rusia ka shtuar edhe një tjetër shkelje ajrore.

Shkelja e hapësirës ajrore të avionëve rusë krijon tension mbi la Mansh

Së fundmi Moska ka krijuar tension në Kanalin e la Manshit midis Francës dhe Anglisë.

Më 24 nëntor 2015 avionët luftarakë rusë shkelën hapësirën ajrore të Turqisë.

Për më tepër, kjo nuk ishte as hera e parë dhe as e fundit.

Këtë herë adresa e shkeljes ajrore ishte Kanali i la Manshit.

Dy avionë bombardues rusë të tipit TU100 janë diktuar nga radari teksa kalonin mbi Kanalin e la Manshit mes Francës dhe Anglisë.

Të dyja këto vende kaluan në gatishmëri.

Dy avionë luftarakë të Forcave Ajrore të Anglisë dhe dy avionë të Forcave Ajrore të Francës u ngritën nga baza menjëherë.

Duke fluturuar paralel me avionët rusë i larguan ata nga Kanali i la Manshit.

Në këtë mënyrë avionët rusë është kthyer pas, para se të hyjë në hapësirën ajrore franceze.



Lajme të ngjashme