Britani e Madhe - Policia jep alarmin për sulme të mundshme të DAESH-it

DAESH-i ka planifikuar sulme gjigante dhe spektakulare në Britaninë e Madhe, ashtu si edhe në vende të tjera, ndërkohë që policia duhet të rrisë nivelin e vëmendjes dhe gatishmërisë, deklaroi Mark Rowley, shef i antiterrorizmit në "Scotland Yard".

Britani e Madhe - Policia jep alarmin për sulme të mundshme të DAESH-it

Sipas Mark Rowley, tragjedia e Parisit është një shembull i qartë i terroristëve të DAESH-it.

"Sulmet terroriste të DAESH-it kanë për qëllim të godasin simbole të tilla si policia apo ushtria", theksoi Rowley, i cituar nga "The Guardian" gjatë një konference shtypi.

"DAESH-i ka në shënjestër edhe objektiva më të gjera, si stilin e jetës të perëndimorëve. Përgjatë muajve të fundit kemi parë një zgjerim të këtyre sulmeve dhe këta terroristë po kërkojnë që ato të jenë gjigante dhe spektakulare", shtoi ai.

"Gjatë vitit 2015, në Britaninë e Madhe janë arrestuar 339 persona në kuadrin e luftës antiterror, ku 77% e tyre ishin britanikë, 14% gra dhe 13% nën 20 vjeç. Një konfirmim i rrezikut nga kërcënimi i brendshëm", theksoi Mark Rowley.



Lajme të ngjashme