Irak - Brett McGurk: Gati të nisë operacioni për çlirimin e Mosulit nga DAESH-i

Është gati për të filluar operacioni i koalicionit ndërkombëtar për të çliruar Mosulin nga organizata terroriste, DAESH. Njoftimi erdhi nga përfaqësuesi special për DAESH-in i Presidentit të SHBA-ve, Barack Obama.

Irak - Brett McGurk: Gati të nisë operacioni për çlirimin e Mosulit nga DAESH-i

Qyteti Mosul në veri të Irakut është nën kontrollin e DAESH-it që prej muajit qershor të vitit 2014.

Ndërkohë që koalicioni nën drejtimin amerikan vazhdon sulmet kundër pozicioneve të DAESH-it, njoftimi në lidhje me operacionin për çlirimin e Mosulit erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Brett McGurk, përfaqësues special për DAESH-in i Presidentit të SHBA-ve, Barack Obama, bëri me dije se operacioni është gati për të nisur.

Ai kërkoi mbështetjen e të gjitha shteteve për vendosjen e stabilitetit në Irak.

Brett McGurk deklaroi se planifikimi ushtarak i operacionit është bërë më së miri dhe forcat peshmerge kanë nisur prej kohësh sulmet ndaj pozicioneve të DAESH-it.

Ndërsa pjesëmarrja e forcave tokësore amerikane në operacionin për çlirimin e Mosulit do të realizohet vetëm në rast të një kërkese të Kryeministrit irakian, Haider al-Abadi.

Pa miratimin e Bagdadit në Irak nuk do të mund të hyjnë as trupat e Arabisë Saudite.

Në kuadër të përgatitjeve për operacionin e koalicionit ndërkombëtar, në muajin shkurt ka filluar dislokimi i trupave dhe mjeteve ushtarake në kampet pranë Mosulit.


Lajme të ngjashme