Sllovaki-Partia e Kryeministrit Fico fituese në zgjedhjet legjislative

Sipas rezultateve paraprake Partia Social-Demokrate e Kryeministrit Fico nga këto zgjedhje doli fituese me 29% të votave të marra.

Sllovaki-Partia e Kryeministrit Fico fituese në zgjedhjet legjislative

Zgjedhjet parlamentare në Sllovaki i fitoi partia në pushtet e Kryeministrit Robert Fico.

Sipas rezultateve paraprake Partia Social-Demokrate e Kryeministrit Fico nga këto zgjedhje doli fituese me 29% të votave të marra.

Gjithnjë sipas rezultateve paraprake nga 23 parti sa garuan në zgjedhje, 9 prej tyre arritën të hyjnë në parlament.

Pritet që Kryeministri Fico, partia e të cilit ka qenë në pushtet e vetme për 4 vite, të formoj një qeveri të koalicionit.

Zgjedhjet legjislative sllovake nxorën një parlament shumë të fragmentarizuar, ndërsa Kryeministri Robert Fico, fitues me 49 deputetë në 150, pranoi menjëherë se krijimi i një qeverie do të ishte i vështirë dhe se do të merret me këtë duke filluar nga sot.

Ai deklaroi se “negociata paraprake me partnerë potencialë do të fillojnë menjëherë".

Fico konfirmoi gjithashtu, gjatë një konference për shtyp se “partia e tij socialdemokrate Smer-SD duhet të bëjë gjithçka për të përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme".

Ky problem potencial vjen në një moment që Sllovakia, ku ekstremi i djathtë nacionalist hyn për herë të parë në Parlament, do të marrë presidencën e radhës së Bashkimit Evropian.



Lajme të ngjashme