Izrael-Diskutohet projektligji për ndalimin e ezanit

Projektligji i përgatitur nga deputetët e të djathtës ekstreme me pretendimin se ''ezani është ndotje akustike'', pritet të votohet sot në komisionin e ligjeve.

Izrael-Diskutohet projektligji për ndalimin e ezanit

Projektligji, i cili parashikon ndalimin e thirrjes së ezanit në 5 kohët e namazit, është përgatitur nga një grup deputetësh, disa prej të cilëve janë anëtarë të koalicionit qeverisë.

Ndërkohë kjo nismë ka irrituar deputetët arabë në Parlamentin e Izraelit si dhe organizatat e të drejtave të njeriut.

Në një deklaratë të dhënë një nga deputetët arabë në Parlamentin e Izraelit, Ahmed Tibi e cilësoi këtë gjë si një nismë kundër Islamit dhe një nismë raciste.

''Ky është një shembull i ri i racizmit dhe anti-Islamit në Izrael. Kemi në pushtet një nga qeveritë më radikale dhe këtë projektligj e ka përgatitur një anëtar i kësaj qeverie. Ashtu sikurse e thash edhe në Parlament (Knesset), në kohën e kryqëzatave Mesxhid-i Aksa qëndroi 90 vite i mbyllur, por ata u zhdukën dhe Aksa-ja është ende këtu. Edhe pushtimi i Jerusalemit Lindorë duhet të përfundojë në këtë mënyrë'' tha ai.



Lajme të ngjashme