Trump rishprehet për torturë ndaj terroristëve nëse zgjidhet president

Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump e ka përmendur sërish çështjen e masave të torturës ndaj terroristëve dhe vrasjes së familjeve të tyre, në një deklaratë dhënë për ”Wall Street Journal”, nëse ai do të zgjidhej president.

Trump rishprehet për torturë ndaj terroristëve nëse zgjidhet president

Donald Trump u kritikua edhe nga vetë kampi i tij për shkak të këtyre deklaratave të publikuara dy ditë më parë, në një debat me kundërshtarët e tij për parapraket republikane.

“Do të vë në dispozicion gjithë fuqinë time ligjore për arrestimin e armiqve terroristë. Jam i vetëdijshëm gjithsesi se SHBA janë të ndërlidhura nga ligje dhe traktate dhe nuk do të kërkoja nga ana e ushtrisë ose e zyrtarëve të tjerë të shkelnin ligjin", shkruan miliarderi për gazetën.

“Është e qartë se në rolin e presidentit, jam i rrethuar nga ligjet në mënyrë krejt të qartë si të gjithë shtetasit amerikanë dhe do të marr përsipër këto përgjegjësi", shtoi ai.



Lajme të ngjashme