Ulet ndjeshëm numri i viktimave nga armëpushimi në Siri

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH) njoftoi se numri i civilëve të vrarë në Siri ka pësuar ulje të konsiderueshme që prej fillimit të armëpushimit të së shtunës midis regjimit dhe opozitarëve.

Ulet ndjeshëm numri i viktimave nga armëpushimi në Siri

Procesi i armëpushimit është respektuar në vija të përgjithshme, edhe pse palët ndërluftuese akuzojnë në mënyrë reciproke për raste sporadike të ushtrimit të dhunës.

“Në pesë ditë, 24 civilë janë vrarë, duke përfshirë pesë gra dhe gjashtë fëmijë. Sipas një mesatareje ditore në muajin shkurt rreth 38 civilë janë vrarë brenda një jave. Në prag të marrëveshjes së armëpushimit 63 civilë regjistrohen të vrarë”, referuar OSDH-së.



Lajme të ngjashme