ShBA-Forcat për operacione speciale kapin një udhëheqës të rëndësishëm të DAESH-it

Sipas lajmit në median amerikane theksohet se militanti i DAESH-it është kapur në bastisjen e komandove amerikane të cilat u ndërmorën para disa javësh në Irak.

ShBA-Forcat për operacione speciale kapin një udhëheqës të rëndësishëm të DAESH-it

Pretendohet se trupat për operacione speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Irak kanë kapur një militant i cili ka pozitë të rëndësishme në organizatën terroriste DAESH.

Sipas lajmit në median amerikane theksohet se militanti i DAESH-it është kapur në bastisjen e komandove amerikane të cilat u ndërmorën para disa javësh në Irak dhe se i njëjti është marrë në pyetje.

Ndërsa vihet në dukje se zyrtarët e Departamentit amerikan të Mbrojtjes dhe Shtëpia e Bardhë nuk kanë dhënë informacione në lidhje me bastisjen dhe militantin e arrestuar.

Zyrtarët amerikanë nuk e kanë përgënjeshtruar dhe as nuk e kanë konfirmuar arrestimin e një militanti të rëndësishëm të DAESH-it.



Lajme të ngjashme