Virusi Zika përhapet në më shumë se 40 vend

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) javët e fundit ka rritje të numri të personave të prekur nga kjo sindromë në Brazil, Kolumbi, El Salvador dhe Venezuelë.

Virusi Zika përhapet në më shumë se 40 vend

Virusi Zika është përhapur në më shumë se 40 vende.

Për herë të fundit rasti i infektuar me virusin e shfaqur në Brazil është konstatuar në një student mjekësie 28-vjçar nga Venezuela.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) ka rritje në numrin e personave që i ka kapur kjo sindromë javët e fundit në Brazil, Kolumbi, El Salvador dhe Venezuelë.

Një person në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është diagnostikuar me virusin Zika.

Bëhet e ditur se virusi në fjalë javën e kaluar është shfaqur edhe në Francë. Ministrja franceze e Shëndetësisë, Marisol Touraine deklaroi se një grua që ishte kthyer nga Brazili dhe që jeton në Paris ishte infektuar me virusin Zika.

Ministrja Tourain tha se një numër i madh rastesh janë regjistruar edhe në Guinenë Franceze, në Martinik dhe Guadalupa (një grumbull ishujsh në pjesën lindore të Detit të Karaibeve që varen nga Franca).

Njoftohet se raste të infektimit me virusin Zika janë regjistruar edhe në Evropë, konkretisht nga dy vetë në Gjermani dhe Zvicër dhe një person në Danimarkë.

Mësohet se rasti me Zika në Danimarkë është parë tek një turist që sapo ishte kthyer nga Afrika e Jugut.

Bëhet e ditur se edhe personat e diagonistikuar si të prekur me virusin Zika në Angli, Suedi, Portugali dhe Holandë, më herë kishin qëndruar me kohëzgjatje të ndryshme në Amerikë.

Epidemia më e madhe që është parë deri më tani dhe që në literaturë është regjistruar si sindroma Zika më shumë rrezikshmëri paraqet për gratë shtatzëna.

Nëna virusin ia përcjell fëmijës që ka në bark. Virusi tek foshnjat e sapolindura shkakton sëmundjen e Mikrocefalisë (fëmija lind me kokë më të vogël se normalja).

Në Brazil, vend ku deri me tani janë regjistruar 13 mijë persona të infektuar me virusin Zika, numri i fëmijëve që kanë lindur me Mikrrocefali vetëm në muajin tetor llogaritet të jetë rreth 4 mijë.

Në të gjitha rastet është përcaktuar se virusi ka kaluar gjatë periudhës së shtatzënisë.

Në Brazil kjo sëmundje është shfaqur në muajin maj të vitit të kaluar dhe nëpërmjet mushkonjave është përhapur pothuajse në të gjithë kontinentin amerikan.

Ndërsa për herë të parë virusi është parë në vitin 1947 tek majmunët që jetojnë në pyjet Zika të Ugandës. Tek njerëzit virusi kalon përmes mushkonjave të llojit Aedes. Disa nga parashenjat e sëmundjes janë temperaturë e lartë, skuqje e syve, të vjella, rënie e lëkurës, dhimbje koke, të muskujve dhe të kyçeve.



Lajme të ngjashme