Amnesty International: Goditja e spitaleve në Siri është krim lufte

Organizata Ndërkombëtare e Amnistisë (ose Amnesty International) në një raport për Sirinë thotë se spitalet përreth Halepit po merren qëllimisht në shënjestër nga forcat e regjimit sirian dhe ato ruse.

Amnesty International: Goditja e spitaleve në Siri është krim lufte

Organizata Ndërkombëtare e Amnistisë (ose Amnesty International) deklaroi se Rusia dhe forcat e regjimit sirian në sulmet që kanë kryer në rrethinat e qytetit të Halepit në Siri i kanë marrë qëllimisht në shënjestër spitalet që ndodhen këtu.

Organizata me seli në Londër në raportin që ka përgatitur mbi zhvillimet e fundit në Siri thotë se është konstatuar që trupat ruse dhe ato të varura nga regjimi sirian me qëllim për të justifikuar ofensivën e Halepit gjatë 3 muajve të fundit kanë marrë në shënjestër në mënyrë sistematike dhe të qëllimshme spitalet dhe qendrat e tjera shëndetësore.

Organizata (Amnesty International) ka mbledhur prova bindëse se gjatë 12 muajve të fundit në veri të Halepit janë goditur të paktën 6 spitale, qendra shëndetësore dhe klinika, vijon raporti.

-“Forcat e regjimit sirian bashkë me aleatët e tyre sulmet kundër objekteve shëndetësore i kanë intensifikuar madje edhe në kohën kur në këtë rajon vazhdonin punimet për vendosjen dhe zbatimin e armëpushimit aktual të brishtë. Në operacionet që janë kryer në prag të fillimit të ofensivës së Halepit janë shkatërruar madje edhe spitalet nëntokësore si masë përgatitore për ta boshatisur të gjithë provincës", bën të ditur raporti i Amnesty International.

“Spitalet janë kthyer në vijë paraprake të frontit të luftës", shkruan raporti për spitalet që merren në shënjestër nga sulmet ajrore, dhe i vlerëson ato si krime lufte.

Punonjësit e Amnesty International kanë kontaktuar me dëshmitarë okularë në terren, të cilët kanë thënë se “në momentin që janë bombarduar spitalet dhe qendrat shëndetësore, përreth tyre nuk ka pasur ndonjë mjet ushtarak, postbllok apo luftëtar dhe këto spitale kanë punuar vetëm në aspektin humanitar".


Lajme të ngjashme