Sulmet me bombë tronditin përsëri Irakun

Gjatë ditëve të fundit dhuna në Irak ka nisur të përshpejtohet.

442895
Sulmet me bombë tronditin përsëri Irakun

Së paku 44 persona humbën jetën në sulmet në kryeqytetin Bagdat dhe në Diyala.

Kësaj here një kamikaz kishte për shënjestër një çadër ngushëllimi në Diyala.

Si pasojë e sulmit me bombë në varrimin e shiitëve humbën jetën së paku 35 persona dhe u plagosën 55 të tjerë.

Midis atyre që humbën jetën ndodheshin edhe autoritete të Forcës Milice të shiitëve Hashdi Shabi.

Sulmi u sipërmor nga organizata terroriste DAESH.

Një tjetër sulm me bombë ndodhi në zonën Ebu Gurezb në perëndim të Bagdatit.

Në sulm humbën jetën 9 persona dhe 18 të tjerë u plagosën.


Fjalët Kyçe: #sulm në Irak , #shiit , #DAESH , #Bagdad

Lajme të ngjashme