Rusia dhe Siria i përdorin refugjatët si armë për destabilizimin e Evropës

Moska dhe Damasku i përdorin qëllimisht refugjatët sirianë si një armë për destabilizimin e Evropës, deklaroi të martën shefi i forcave të NATO-s për Evropën, gjenerali amerikan, Philip Breedlove.

“Së bashku, Rusia dhe regjimi i Beshar Esadit e përdorin qëllimisht migracionin si një armë për të dobësuar dhe thyer vendosmërinë e evropianëve”, vlerësoi Breedlove përpara Komisionit të Senatit për Trupat Amerikane.

Gjenerali Breedlove vlerësoi se Rusia ”paraqet një kërcënim ekzistencial afatgjatë për ShBA-në, aleatët dhe partnerët evropianë”.

“Në Ukrainë, ajo (Rusia – shën. i përkth.) vazhdon të përdorë gjithë fuqinë e saj për destabilizimin e vendit. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit separatistët kanë kryer 71 sulme”, theksoi Breedlove.

Lajme të ngjashme